Një ditë pas shkarkimit nga Rama, çfarë njofton Kumbaro: Lajmet e mira ndahen me miq
Mirela Kumbaro, ish-ministrja e Kultures, e shkarkuar dje nga kryeministri Rama bashkë me 6 anëtarë të tjerë të kabinetit ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale një lajm për nominimet për Çmimin Europian të Arkitekturës.
Me një shënim në faqen e saj në Facebook, Kumbaro shkruan se pjesë e nominimit janë 2 projekte të dy institucioneve të rëndësishme kombëtare të realizuara nga Ministria e Kulturës në këto dy vitet e fundit: – Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe” nga Elisabetta Terragni dhe Daniele Ledda e Studio Terragni Architetti dhe Qendra e Artit Skenik #ArTurbina, nga Atelie 4.
Postimi i Kumbaros
Lajmet e mira ndahen me miq:
Publikohen nominimet për Çmimin Europian të Arkitekturës European Union Prize for Contemporary Architecture – Mies van der Rohe Award.
Është kënaqësi e veçantë kur sheh që nga Shqipëria janë në garë 12 projekte arktiekturore.
✔️Por është krenari që 2 prej tyre janë projekte të dy institucioneve të rëndësishme kombëtare të realizuara nga Ministria e Kulturës në këto dy vitet e fundit:
– Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe”
nga Elisabetta Terragni dhe Daniele Ledda e Studio Terragni Architetti,
– Qendra e Artit Skenik #ArTurbina, nga Atelie 4
KOHA JONË SONDAZH

