Një ditë pas votimit për arrestimin, Berisha s*lmon prokurorin Kraja: Kandidat për deputet i PS-së

Një ditë pasi Komisioni i Mandateve votoi PRO edhe me votën e PD-së kërkesës nga SPAK-u për arrestimin e tij, Sali Berisha nga selia blu sulmoi ashpër prokurorin e SPAK-ut, Arben Krajën, duke thënë se ka qenë ish-oficeri i Policisë Sekrete të Enver Hoxhës dhe kandidat për deputet i PS.

“A ia vlen të komentojmë ne këtu për një mashtrues të rëndomtë që qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë? Që nuk ka as ligj dhe as moral, edhe për faktin se është shkarkuar me ligjin e lustracionit, në fakt iniciativë e ish-Presidentit Sali Berisha, ai nuk ka tagër të merret me problemet që u mor dje apo në vazhdim. Ndaj kjo është përgjigjja ime për të.

A nuk është politikë të hysh në listat e kandidatëve? Po, a nuk ishte armë politike Sigurimi i Shtetit? Ishte arma më politike e Partisë së Punës së Shqipërisë. Më e besuara”, tha Berisha.

SHKARKO APP