Një ditë pasi u arrestuan për rrëmbimin dhe shitjen e saj, vajza akuza policisë

 

Vjollca Dervishi sipas policisë është rrëmbyer dhe shitur në Maqedoni disa herë për vetëm 400 euro nga dy persona që u arrestuan një ditë më parë. Ata u vunë në pranga pasi sipas policisë i shkaun në banesë 24-vjeçares dhe tentuan ta merrnin e ta shisnin sërish.

Por vajza 24-vjeçare ka hedhur poshtë akuzat e policisë.

Policia në Korçë arrestoi Urim Qazimaj, 23 vjeç, banues në fshatin Pojan dhe Mersin Myrtollari, 50 vjeç, banues në fshatin Porodinë, përkatësisht dajë dhe nip, nën akuzë për rrëmbim personi.

Sipas uniformave blu këta dy persona kanë rrëmbyer forcërisht, për qëllim fitimi, nga banesa e saj 24-vjeçaren.

Por vajza nuk pranon se është rrëmbyer, “Urimi erdhi të më marrë pasi e lajmërova unë. Isha e martuar në Maqedoni, por nuk jam shitur”, thotë ajo për “Neës24”.

Jo vetëm kaq, por Vjollca Dervishi akuzon policinë se e ka detyruar të firmosë procesverbalin.

“Unë e dua Urimin, dhe ai është i pafajshëm. Policia më detyroi të firmos proces­verbalin. Nuk është e vërtetë që jam rrëmbyer dhe që jam shitur. Unë isha e martuar në Maqedoni, por nuk jam shitur. Urimi erdhi të më marrë bashkë me dajën e tij pasi e lajmërova unë”, rrëfen 24-vjeçarja.

SHKARKO APP