Një ditë që kërkon të tërheqë vëmendjen…”, Ambasada Amerikane në Tiranë del me mesazhin e rëndësishëm
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë së Ushqimit, përmes një postimi në rrjetet sociale Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë me një mesazh të fortë sensibilizues.
Sipas ambasadës siguria e ushqimit është një përgjegjësi e përbashkët midis qeverivë, prodhuresve dhe konsumatorëve.
“Sot është Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit, një ditë që kërkon të tërheqë vëmendjen dhe të frymëzojë veprime që ndihmojnë në parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin e rreziqeve nga ushqimi, duke kontribuar në sigurinë ushqimore, shëndetin e njeriut, zhvillimin ekonomik, bujqësinë, qasjen në treg, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Siguria e ushqimit është një përgjegjësi e përbashkët midis qeverive, prodhuesve dhe konsumatorëve. Të gjithë luajnë një rol në rrugëtimin nga ferma në tryezë për t’u siguruar që ushqimi që konsumojmë është i sigurtë dhe nuk do të shkaktojë dëme në shëndetin tonë. Pavarësisht nëse rrisni, përpunoni, transportoni, depozitoni, shpërndani, shisni, përgatisni, shërbeni, ose konsumoni ushqim, ju luani një rol në ruajtjen e sigurisë. Mësoni më shumë: https://bit.ly/3dBiIZv”, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikanë në Tiranë.
https://www.facebook.com/74591195837/posts/10157439491545838/?d=n