Një fikse zjarri mund t’iu shpëtojë bashkë me mjetin

Temperaturat e larta, mbinxehja apo gjendja teknike, kanë bërë që shumë automjete të digjen javët e fundit në rrugët e vendit.

Djegia e automjetit dhe përhapja e flakëve, mund të parandalohet me anë të fikseve të zjarrit që mbahen lehtësisht në makinë. Në Shqipëri shumica dërrmuese e drejtuesve të mjeteve e neglizhojnë këtë pjesë, ndërsa ekspertët thonë se ka ardhur koha të bëhet e detyrueshme.

”Ky është shqetësim edhe për shërbimin tonë, sidomos në orët e pikut të trafikut. Unë mendoj që çdo automjet duhet të jetë i pajisur me fikse zjarri, kohët e fundit kanë dalë edhe pajisje të tilla shumë të vogla, mendoj që duhet të bëhet me ligj, siç është kutia e ndihmës së shpejtë nevojitet edhe fiksja e zjarrit”, shprehet Shkëlqim Goxhaj, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës, Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo blihet vetëm një herë dhe në rast përdorimi, ajo rimbushet sërish me pluhur ose shkumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?