Një foto, shënjim në kujtesën e historisë ngadhënjimtare të ringjadhjes së besimit dhe shpresës

Në foto, nga e majta në të djathtë; Baba Selimi, Nënë Tereza dhe Bajram Plashniku, në ceremoninë e rihapjes së Qendrës Myslimane Bektashiane në Tiranë në prill të vitit 1991

Albert Vataj

Në foto, nga e majta në të djathtë; Baba Selimi, Nënë Tereza dhe Bajram Plashniku, në ceremoninë e rihapjes së Qendrës Myslimane Bektashiane në Tiranë në prill të vitit 1991. Telegrafisht, me këtë shpjegim e ka publikuar, @albanianvintagephotography, foton.
Prilli i vitit 1991 ishte një periudhë kur Shqipëria po dilte nga errësira e izolimit dhe persekutimit fetar. Regjimi komunist i kishte ndaluar dhe mbyllur të gjitha institucionet fetare në vitin 1967, duke shpallur Shqipërinë si vendin e parë ateist në botë.
Me rënien e regjimit, liria fetare filloi të rikthehej dhe kjo ceremoni e rihapjes së Qendrës Myslimane Bektashiane në Tiranë shënonte një hap të rëndësishëm në këtë drejtim.
Prania e Nënë Terezës, një figurë që bota e kishte pranuar dhe nderuar për shërbimin e saj ndaj më të varfërve, ishte një mesazh i fortë i pajtimit, i humanizmit dhe i forcës së shpirtit shqiptar.
Në këtë fotografi, ajo përcillet përmes një bashkëbisedimi të thellë, duke ndarë mendime dhe ndoshta duke inkurajuar qëndrueshmërinë dhe bashkëjetesën mes besimeve.
Rëndësia simbolike e kësaj fotoje reflekton ringjalljen, rikthimin e lirisë fetare pas dekadave të ndalimit dhe persekutimit brutal, me të cilin regjimi diktatorial ndaloi besimin, tentoi të vriste shpresën e mëkuar nga përulja dhe përkushtimi.
Kjo foto është gjithashtu shprehje e bashkëjetesës së harmonishme fetare e shqiptarëve, e cila ka qenë një nga karakteristikat më të spikatura dhe më unike në traditën botërore të besimit, të identitetit tonë kombëtar.
Prania e një përsonaliteti të këtyre përmasave, si Nënë Tereza, në procesin e ringritjes shpirtërore dhe morale të shoqërisë shqiptare pas ndalimit komunist, ishte një ogur i mirë dhe gurë i madh në themelet e ringritjes së altarit të faljes dhe lutjes.
Kjo foto e 34 viteve të shkuara, nuk është thjesht një kujtim i së kaluarës, por edhe një reflektim mbi fuqinë e shpresës, dialogut dhe humanizmit në një kohë ndryshimesh të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?