Një fshat i Lushnjës si në “shtetrrethim”, banorët: Ujqërit po bëjnë kërdinë

Ujqër të uritur janë shfaqur ditët e fundit në pyjet e Lushnjës, duke sulmuar bagëti dhe duke sjellë dëme të konsiderueshme për blegtorët e zonës. Barinjtë thonë se tufat e tyre janë sulmuar pranë pyllit të Spolatit, gjatë ditëve të fundit.

Një bari 23-vjeçar thotë se për pak minuta ujk i hëngri 7 kokë bagëti në kullotë, duke i përgjysmuar kopenë. Banorët e Spolatit thonë se zgjohen nga ulërimat e ujqërve gjatë netëve të fundit. Përveç shqetësimit për bagëtitë, ata janë të shqetësuar edhe për jetën e fëmijëve dhe të tyren.

Prej 70 vjetësh në pyjet e Spolatës nuk ishte parë asnjë ujk,  por kohët e fundit kjo zonë është si në një “shtetrrethim” prej kafshëve më të egra që jetojnë të zonat tona. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?