Një gazetar i njohur shqiptar merret në mbrojtje nga rreziku ISIS

 

Mësohet se ISIS po përgatitet të godasë në Shqiperi. Ndaj gjithçka është në alarm e gatishmeri maksimale. Gazeta Express bën me dije se njëri prej gazetarëve më të shquar në Shqipëri, tashmë, është paralajmëruat prej organeve anti-terror se duhet të ketë kujdes. Ai është në mbrojtje nga shërbimet e antiterrorit. Emri i tij nuk bëhet publik për arësye ruajtje të jetës së tij. Ndërkohë, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në orën 19:00 në Presidencë.

Mbledhja zhvillohet një javë pas sulmeve terroriste që përgjakën Parisin, ndërkohë që prej tre ditësh Policia e Shtetit ka kaluar në gjendje të lartë gatishmërie.Shërbimi Informativ Shtetëror ka marrë informacione nga shërbimet partnere se Shqipëria është po aq i rrezikuar sa kryeqytete të tjera europiane.Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të jenë veç Presidentit, edhe Kryeministri Rama, ministrat Tahiri dhe Bushati, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura Jeronim Bazo, kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, kryeprokurori Adriatik Llalla, kryeparlamentari Ilir Meta dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Elementët terroristë synojnë gjithnjë vendet e mbipopullura, si sheshe, stacione të transportit urban, rrugë me shumë lëvizje, qendra tregtare, godina të policisë, institucione të tjera publike, spitalet e deri te shkollat. Pikërisht këto janë vendet ku vëmendja e autoriteteve të rendit dhe shërbimit informativ është më e madhe.

SHKARKO APP