Një gjyqtare në Tiranë nuk pranon zarfin me lekë

Prokuroria ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar i cili tentoi të korruptonte një gjyqtare në Gjykatën Administrative të Tiranës. Sipas policisë Ervin Braho tentoi t’i jepte 500 mijë lekë gjyqtares Selvie Gjonçaj, e cila prej dy vitesh po gjykonte një çëstje në ngarkim të tij.

Prokuroria është njoftuar nga vetë gjyqtarja. Hetuesit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale zarfin me lekë në zyrën e gjyqtares si dhe kamerat e sigurisë ku shihet që hyn e del nga Gjykata 35-vjeçari Braho.

Ky i fundit mësohet se është një biznesmen në sektorin e tregtisë së hekurit dhe gjithashtu bashkëortak në ndërtimin e një hidrocentrali  mbi lumin Mat.

Pikërisht për çështjen e hidrocentrlit Braho ka paditur për dëmshpërblim  Ministrinë e Ekonomisë, me pretendimin se ministria ka prishur kontratën në mënyrë të njëanshme. Kjo çështje është në dorë të gjyqtares Gjonçaj.

SHKARKO APP