Një grua negociatore me policinë për të dorëzuar të akuzuarin

 

Mësohet se ka qenë ndërhyrja e një banoreje pallateve të Grudës së Re të cilës 20-vjecari i ka kërkuar telefonin për të folur me policinë. Ajo është përdorur si ndërmjetëse për të kryer më pas ndalimin. Ai ka kërkuar nga policia që të mos qëllohet me armë dhe të mos dhunohet pas ndalimit.

20 vjecari nuk kishte armë me vete. Ai është parë me disa dëmtime fizike që mesa duket i ka pësuar gjatë arratisë së tij.

Sokol Mjaçaj dyshohet se ka vrarë dy turistët çekë, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe me qëllim grabitjen e mjetit të tyre fuoristradë. Tashmë mbetet në duart e autoriteteve për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe motivet që kanë cuar deri në vrasjen e dy të rinjve. 

SHKARKO APP