Një grua përplas me makinë efektivin e policisë dhe largohet nga vendngjarja

Mëngjesin e sotëm një punonjës policie teksa ishte në detyrë, në patrullë të përgjithshme, është përplasur me makinë nga një grua në Tiranë. Drejtuesja e mjetit është larguar me shpejtësi ndërkohë që policia është vënë në kërkim të saj.

Më datë 21.04.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar. Si pasojë punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.

SHKARKO APP