Një grup deputetësh europianë: Është e qartë që zgjedhjet u manipuluan. Një deputeti të PS e PD iu deshën 10 mijë, ndërsa një deputeti të LSI 26 mijë vota
Një grup deputetësh të Parlamentit Europian komentojnë votimet e 25 prillit e ndër të tjera thonë se këto zgjedhje u manipuluan.
Ata bëjnë një analizë të thjeshtë dhe thonë se një kandidati të PS e PD iu deshën 10 mijë vota për t’u bërë deputet, ndërsa një kandidati të LSI iu deshën më shumë se 26 mijë vota, pa llogaritur votat e pavlefshme.
“Është e qartë që zgjedhjet u manipuluan. Një deputeti të PS e PD iu deshën 10 mijë, ndërsa një deputeti të LSI 26 mijë vota
Është e qartë se ka manipulim të zgjedhjeve. Dhe objektivi kryesor jeni ju dhe LSI. Në analizën që bëra analizë, më rezultoi se një deputet për PS dhe PD ka marrë 10 mijë, ndërsa një deputet i LSI ka marrë më shumë se 26 mijë vota, plus votat e pavlefshme që shkojnë mbi 5%.
Kjo nuk do të zgjasë shumë.
Keni mbështetjen tonë të plotë për gjithçka. Jemi miqtë tuaj në të mirë e në të keq”, deklarojnë eurodeputetët.