Një grup i ri ekspertësh për të nxjerrë Lefter Allën nga burgu

Placeholder Image

Gjykata e Posaçme caktoi një grup të ri ekspertësh mjeko-ligjorë për vlerësimin e gjendjes shëndetësore të Lefter Allës, ish-kryebashkiakut të Bulqizës, që rri në paraburgim prej 15 marsit të këtij viti. Riekspertimi u kërkua nga SPAK në procesin e shqyrtimit të kërkesës së Allës për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Gjykata ka administruar edhe një akt-ekspertim mjeko ligjor për Allën. Në të pohohej gjendje e rënduar shëndetësore dhe se qëndrimi në qeli mund t’i rrezikonte jetën, por gjykata ka vlerësuar nevojën e një riekspertimi.

Lefter Alla qëndron në qeli me kërkesë të SPAK, që ka ngritur dyshime ndaj tij për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?