Një histori tronditëse, Ardit Gjebrea në burgun e Fushë-Krujës

Për më shumë se tetë orë, producenti i njohur Ardit Gjebrea ka “qëndruar” në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë. Qëllimi i moderatorit të programit “E diela shqiptare” ka qenë rrëfimi i një të dënuari me burgim të përjetshëm, i cili nuk e ka mbyllur ende çështjen me drejtësinë. Emri i tij mbetet konfidencial për emisionin e së dielës në Tv Klan, por mësohet se ky rrëfim i gjatë, i cili do të bëhet publik së shpejti, do të tronditë opinionin publik për shkak se bëhet fjalë për një dënim të dhënë në mungesë. I dënuari që është rrëfyer për moderatorin e njohur shpreson akoma të drejtësia dhe pret që zëri i tij të dëgjohet, pasi verdikti për të është dhënë në mungesë. Gjebrea nuk ka folur për ndjesitë e përjetuara atje, përveç faktit që është gjendur në burgun e Fushë-Krujës në kërkim të historisë së radhës për ta bërë publike në emision. Prania e Gjebreas në një vend të tillë ka shkaktuar interes edhe tek të dënuarit e tjerë, të cilët kanë pyetur stafin nëse drejtuesi i emisionit “E diela shqiptare” do të qëndronte gjatë gjithë natës “në qeli”.

SHKARKO APP