“Një humbje e madhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës”
Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të, Jonuz Musliut, Kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Serbi.
Në një mesazh në Facebook, Luan Rama shprehet se kjo është njuë humbje e madhe për gjithë faktorin politik në Luginën e Preshevës.
“Është ndarë nga jeta Jonuz Musliu, Kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Serbi, njëherësh edhe kryetar i asamblesë komunale të Bujanocit!
Është një humbje e madhe për familjen, të afërmit e tij, për miqtë, bashkëluftëtarët për çështjen kombëtare dhe gjithë faktorin politik shqiptar në Luginën e Preshevës!
Ju shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin njerëzor bashkëshortes së tij dhe tre djemve; Fatlumit, Shqiprimit dhe Sarandit si dhe të gjithë shokëve e miqve të Jonuzit!
U prehsh në paqe Komandant Jonuzi!”,- shkruan Luan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

