Një humbje jete dhe 30 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nga 3316 testime të kryera, janë konfirmuar 30 raste të reja, ndërsa janë edhe 8 persona të shëruar. Pas më shumë se një muaji pa asnjë humbje jete nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë nga Covid-19.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3316 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 30 qytetarë, në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë.

Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19.

Vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 30

Të shëruar në 24 orë 8

Të shtruar në spitale 17

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3316

Testime totale 889,044

Raste pozitive 132,952

Raste të shëruara 130,174

Raste Aktive 321

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 115

Elbasan 45

Kukës 32

Lezhë 32

Vlorë 28

Fier 16

Durrës 16

Shkodër 15

Korçë 10

Berat 8

Gjirokastër 4.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?