Një i ri rrëzohet në rrugë, policia del me njoftim për shtyp
Policia e Tiranës e ka parë të udhës që të verë në dijeni opionin publik përmes një njoftimi zyrtar se një i ri është rrezuar në rrugë. Në njoftimin që i ka nisur mediave, policia njofton gjithashtu se është ngritur një grup hetimor për të sqaruar rrethanat e rrëzimit të 32-vjeçarit në rrugë.
Duke qenë se nuk ka detaje të tjera në njoftim, mund të hamendësohet se i riu është penguar diku dhe është rrëzuar në trotuar, ose ka qenë duke ecur me biçikletë apo motorçikletë, megjithatë, mbetet që grupi hetimor të na shpjegojë se si ndodhi që u rrëzua ky i ri në rrugë.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Në afërsi të vendit të quajtur “9-katshet”, është rrëzuar aksidentalisht në rrugë shtetasi E. H., rreth 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.