Një i vdekur dhe dy të plagosur në Fier

Prapë të vrarë në këtë fillimviti. Nuk kanë të mbaruar vrasjet në këto ditë të para të vitit 2016. Krimi i fundit ka ndodhur në qytetin e Fierit.Mësohet se një përson ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur.Ngjarja ka ndodhur pranë kopshtit zoologjik të qytetit. Paraprakisht rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.

Viktima është qëlluar me armë zjarri pranë një automjeti. Identiteti i tij nuk dihet ende.Një tjetër makinë është gjetur e djegur në fshatin Vajkan. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për këtë rast.

SHKARKO APP