Një imam turk në krye të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë?

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë ka një drejtues dhe ai nuk është një hoxhë shqiptarë, por një imam turk. Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi është ajo që e ka caktuar Imamin. Ka qenë vetë Imami turk Enes Bastur, i cili ka bërë me dije këtë lajm. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë. ”Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai.

Pavarësisht se ai thotë se është emëruar imam i Xhamisë së Namazgjasë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar. Madje Imami Enes Bashtur e ka fshirë nga rrjetet e tij sociale këtë njoftim. Ky lajm i paraprin vizitës ditën e enjte në vendin tonë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Erdogan do të mbajë një konferencë me kryeministrin Edi Rama dhe gjithashtu do të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë.

Historia për inaugurimin e kësaj xhamie ka vite debate, që lidhet me përplasjet e presidentit turk dhe njerëzve të tij me komunitetin mysliman. Presidenti Erdogan dhe njerëzit e tij pretendojnë se Komuniteti Mysliman Shqiptar drejtohet nga njerëz të papëlqyer prej tij, kryesisht nga ata që i ka shpallur armiq, njerëz të drejtimit të Fethullah Gylen, klerikut turk, dikur mik i Erdoganit, tani armiq të përbetuar.

SHKARKO APP