Një “Jaguari” aksidenton minibusin me pasagjerë në Fier
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të qytetit të Fierit. Një minibus pasagjerësh është përplasur me një “Jaguar”. Sipas pasagjerëve “Minibusi” ka qenë duke ecur në drejtim të Fierit kur i është prerë rruga nga makinë e tipit “Jaguari”.
Shoferi i minibusit ka evituar daljen nga rruga dhe është përplasur me një mur. Pasagjerët e minibusit kanë dalë të traumatizuar nga makina. Fatmirësisht asnjë pasagjer nuk ka pësuar lëndime të rënda. Pas aksidentit, pasagjerët janë larguar nga vendngjarja me mjete të rastit.
Policia ka kryer procedurat për të gjetur shkaktarin e aksidentit që mund të rezultonte fatal.
KOHA JONË SONDAZH

