Një javë pasi Trump i quajti “mrekulli nga Zoti”, FDA aprovon përdorimin e medikamenteve anti-malarje

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA ka dhënë aprovim emergjent për medikamentet anti-malarje që do të përdoren për të trajtuar pacientët me koronavirus.

Vendimi vjen një javë pasi presidenti amerikan i quajti këto medikamente si “një dhuratë nga Zoti”.

Në një deklaratë të publikuar të dielën, Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore detajoi medikamentet që ndodhen në stok kombëtar, përfshirë këtu edhe “chloroquine” dhe “hydroxychloroquine” të cilat po konsiderohen për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej në raport thuhej se FDA kishte autorizuar shpërndarjen dhe dhënien me recetë të këtyre medikamenteve për pacientët e rritur apo adoleshentë me koronavirus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Trump u shpreh javën e kaluar se këto dy medikamente janë “një dhuratë nga Zoti”, pavarësisht se shkencëtarët kanë paralajmëruar për efektet e rrezikshme anësore që mund të vijnë nga këto medikamente.

Lajmi vjen në një kohë kur numri i personave të infektuar me koronavirus në vend  ka shkruar në 142,793 ndërsa kanë ndërruar jetë 2,490 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?