Një jetë u shua pa nisur, arrestohet nëna lehonë: Frikë nga opinioni pasi nuk jam martuar

Foshnja e seksit mashkull që u gjet i braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit pak pasi kishte ardhur në jetë, nuk mundi të mbijetonte. Mjekët luftuan me kohën, por vogëlushi nuk ia doli.

30-vjeçarja Isufi, është nëna e foshnjës që preku zemrat e të gjithë opinionit publik. Nëna lehonë është arrestuar nga Policia për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Ajo rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. 30-vjeçarja ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur foshnjen ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj, por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.

Braktisja e foshnjave nga nënat është një fenomen shqetësues që ndodh edhe në Shqipëri. Ka pasur disa raste të braktisjes së foshnjave të porsalindura në Shqipëri gjatë viteve. Në disa prej këtyre rasteve, fëmijët janë gjetur të braktisur në rrugë, spitale, objekte publike apo në vende të tjera.

SHKARKO APP