“Një kafe me Behar Bajrin që do të hedhë institucionet në gjyq për prishje imazhi”
Gjatë këtyre ditëve, në media është ngatërruar shpesh fotoja e Behar Bajrit, autorit të disa veprave penale, i arrestuar nga policia dhe me origjinë nga Shkodra, me një tjetër Behar Bajri, me origjinë nga Bajram Curri.
Njëra prej këtyre fotove është komentuar edhe nga vetë ministri Fatmir Xhafaj, i cili gjithashtu ka rënë në grackën e ngjashmërisë së madhe mes emrave të dy personave.
Ndaj këtij rasti ka reaguar gazetari Basri Çollaku, i cili thotë se Behari, që nuk është personi i arrestuar, do të bëjë padi ndaj institucioneve dhe mediave për prishje imazhi.
Ai madje ka bërë edhe një foto me të, ndërsa në rrjetet sociale shkruan:
Xhafa ngaterron “shishe..”
Forca e ligjit e ministrit Fatmir Xhafaj, nxitohet dhe kush ka mbiemrin Bajri, i perfshin ne listen e te kerkuarve ne organizaten e madhe kriminale. Por Behar Bajri doli nga arrestimi i Fatmir Xhafes dhe vendosi te pime nje kafe.
Keto imazhe te shperndara edhe ne media ministri i reklamonte ne studio televizive. Edhe vete Behari pershendet çoroditjen e drejtesie dhe po ben padi penale ndaj institucioneve dhe mediave qe i kane keqperdorur emrin dhe imazhin..
Sigurisht Beharin real te grupit te akuzuar e kane si foto neper dosje, por dikush “ngaterrohet”..
Fotoja artistike vellezerit Bajri, pjesemarres ne festivalet folklorike te Gjirokastres..”
KOHA JONË SONDAZH

