”Një kafe pune me Kalon”, Manastirliu: Do vijojë të japë kontributin në shërbim të pacientëve

Mjeku i mirënjohur Tritan Kalo, nuk do të jetë më në mesin e kolegëve në Komitetin Teknik të Ekspertëve për Covid-19 në Shqipëri, por kontributin në shërbim të pacientëve do ta vijojë që ta japë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se është takuar sot me Kalon pas publikimit të vendimit, të cilin e falënderon për kontributin që dha përgjatë një viti siç e quan ajo, sfidues.

”Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla.
Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid-19. Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë”,-shkruan Manastirliu.

Vetë Kalo shkroi se kishte vendosur që të mos ishte pjesë e komitetit, por do vijojë që të japë këshilla sa herë të mundet.

Postimi i plotë

Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla.
Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid-19.

Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.

Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat.
#Maskën
#Distancën
#Higjienën
#Bashkë do ia dalim!

Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”.

SHKARKO APP