Një këngë labçe për Janullatosin

Kisha Ortodokse në vendin tonë është në një debat të nxehtë me qeverinë pas prishjes së një kishe në jug.

Megjithatë popullariteti i drejtuesit të kishës, Anastas Janullatos, vazhdon të jetë në rritje.

Sipas Ditës, në Festivalin e Rinisë Ortodokse, atij i këndohet një këngë në gjuhën labçe.

Teksti i këngës

Shpirti i Shenjtë ty te dërgoi atje ku drita qe shuar plaga dhembi e kulloi një si ty per ta shëruar.

Nga peshë e rëndë nuk tundesh fare dhe pse dirsesh në cdo hap mes ligësive ziliqare mbaron udhën nisesh prapë.

Na ndeze flakën e qiririt gurët e themelit zbulove ja përtërite zjarrin gjirit përmbi gur cfarë nuk ndërtove.

Të urojmë nga zëmëra Hirësi lart e më lart gëzuar për shumë mot për shumë vjet o kryezot!

SHKARKO APP