Një koleg shtypi butonin, vd*kja e shqiptares po hetohet si vrasje

Ka ndryshuar pista e hetimit për ngjarjen që ndodhi në fabrikën e ushqimeve të ngrira “Bocon”, ku humbi jetën 26-vjeçarja shqiptare Anila Grishaj. Ajo që shkaktoi tragjedinë në provincën e Trevisos ishte një gabim njerëzor, pasi një nga kolegët e të resë shqiptare që ka kaluar në gjendje shoku, po hetohet për vrasje nga pakujdesia.

Anila punonte në kompaninë e njohur të ushqimeve të ngrira nga Pieve di Soligo që nga viti 2018. Ajo ishte një menaxhere linje deri të martën pasdite në orën 16:00, kur koka e saj ngeci në një makinë paketimi mallrash, që i shtypi rruazat e qafës dhe i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Sipas burimeve hetimore dhe konstatimeve të policisë, vajza ishte e angazhuar në disa kontrolle rreth një makinerie të re që e kishte çaktivizuar kur një koleg, duke e parë, e ka aktivizuar pa dashje, pa e kuptuar praninë e 26-vjeçares aty. Kolegu tani është nën hetim për vrasje nga pakujdesia ndërsa makineria është sekuestruar.

SHKARKO APP