Një komisioner në zgjedhjet e Kukësit, KAS rrëzon kërkesën e PD-së zyrtare
Vendimmarrja e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi është certifikuar. Partia Demokratike, ajo e vulës do të ketë një komisioner në zgjedhjet e Kukësit, ndërsa Partia e Lirisë 2. PD depozitoi në KAS ankimimin në lidhje me zgjedhjet e 24 shtatorit, por ky ankimim nuk u mor në konsideratë.
Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina më herët është shprehur se vendimi për t’i dhënë Partisë së Lirisë 2 komisionerë në zgjedhjet e Kukësit është qartazi një dëm që iu bëhet demokratëve, të cilët përfaqësohen vetëm nga Partia Demokratike.
“Komisioneri Celibashi, edhe njëherë si në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka marrë një vendim politik kundër Partisë Demokratike dhe në shërbim të oligarkisë politike, duke emëruar Partinë e Lirisë si partinë më të madhe opozitare në shkelje të hapur të ligjit. Nëse më 14 maj ndodhi transferimi politik i votës nga Foltorja tek Partia e Lirisë, sot Komisioneri po bën transferimin ligjor duke i konsideruar votat e demokratëve si të LSI-së”, tha Karabina.