Një krushqi e prishur? Vr*tet 41-vjeçari në mes të Fierit

Vrasja vijon që të jetë zgjidhja e probleme në Shqipërinë tonë. 41-vjeçari Elton Javori u ekzekutua këtë të enjte rreth orës 11:00, teksa po zbriste nga makina e tij pak metra larg banesës së tij në lagjen ”16 prilli” në Fier. Autori është identifikuar si Agim (Agli) Gashi, 35-vjeç. Deri më tani pista për këtë krim është ajo për motive të dobëta, një krushqi e prishur.

Por nga ana tjetë, Elton Javori rezulton të jetë nipi i Medi dhe Demir Backës, të vrarë në vitet 1997 dhe në 2021. Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997 në Masakrën e Levanit.

Në një deklaratë për mediat pas vrasjes, një prej fqinjëve ka deklaruar se i ndjeri ishte djalë i edukuar dhe i shoqërueshëm. Sipas tij Eltoni jetonte me familjen e tij, ndërsa vëllezërit e tij jetojnë në Gjermani. “Ai jetonte me familjen, ka babanë, nënën, vëllezërit i ka në Gjermani Ky djalë ka qenë i mrekullueshëm, djalë i edukuar, djalë i shoqërueshëm. Ne e kemi shok”, shprehet fqinji.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP