Një kryeredaktor që rënkon sa herë ministri Tahiri arreston bosët e drogës në Elbasan..

 

Ka media plot sot; media të lira, gjysëm të lira e partiake, por kanë dalë dhe kryeredaktor,botues droge apo mafie e organizuar që bën media për të bërë presion ministrave e krejt Shtetit për të mos i trazuar në "ullishtat " e tyre të drogës.

Ka qeveri të korruptuara si të Nanos sikurse ka qeveri që vret si e Berishës, por ka dhe qeveri e kryeministër si Edi Rama që nga New Yorku merr në mesnatë kryeredaktorë e botues, të cilëve iu dikton titujt, fotot; bile ka filluar kohët e fundit me Endri Fugën edhe karikaturat e faqes së parë. Harrojnë se "thanat" e malit nuk janë kaq të tharta e djegëse si speci djegës, kur e shpon ! 

Por këta drejtues gazetash kanë një gjë që ose nuk e dijnë ose bëjnë sikur nuk e dijnë se nga i marrin pagat, apo “mielli” i Xibrakës në Elbasan është konvertuar në euro e lekë udhës për në Itali apo Zvicër?! Sikurse ka edhe kryeredaktor që ende pa dalë dita e dritës së diellit pyet a të dalë për kafe se mos ndofta nuk e kanë pëlqyer në New York shkrimin e tij. Tragjikomike mbetet fakti që këto media të bëjnë rolin e të drejtit, që kërkojnë ligjin, ndërsa vetë janë kryekëmbë mafie, por që rrijnë edhe ditën me vëllain e kryeministrit për aperturë!

Duhet të durojnë edhe pak se letra e dokumenta me erë “mielli” do t’ju dalin jo ministri Tahiri, pasi atë e kanë palosur e nuk bën më zë, por nga shërbimet partnere perendimore. Edi Rama ta masi mirë “bythën”, kur bën sikur nuk fut hundët në media, porse  do të lërë dhe krejt "prapanicën…" me vonë !

Kaq për sot ! Se këtu jemi… !

 

SHKARKO APP