Një kuti e dëmtuar në Dibër, komisionerët pretendojnë se është çarë rrugës
Aktualitet E Diel, 6 Mars 2022 21:51
Një kuti votimi u konstatua e dëmtuar në Dibër. Kutia me numër 1175 që i përket Fushë Çidhnës, kishte një çarje të madhe.
Komisionerët pretendojnë se kutia është çarë gjatë transportit. KZAZ pasi e konstatoi dëmtimin e kaloi veç për ta shqyrtuar KQZ nëse do të numërohen votat brenda saj.
Qytetarët e Dibrës iu drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Dibra shënoi pjesëmarrjen më të lartë.
KOHA JONË SONDAZH

