Një mësim për suksesin, kur Blendi Fevziu bie dakord me Ramiz Alinë

Si matet suksesi? Për gazetarin e mirënjohur Blendi Fevziu, suksesi i qëndrueshëm që reziston në kohë edhe pse me këtë të fundit është një betejë e humbur, por ka kulme dhe zhvillohet në disa dimensione. Gazetari u shpjegon të rinjve se suksesi s’është vetëm në karrierë, por edhe në familje, në rritjen e fëmijëve të mirë.

Për të suksesi është edhe paqja apo lumturia vetjake sepse mbetet një perceptim personal për gjithsecilin. Duke kujtuar një moment i karrierës së tij gjatë një interviste me Ramiz Alinë, gazetari u ilustron të rinjve kuptimin e vërtetë të suksesit.

”Mbaj mend në një nga intervistat e para, unë isha 27 vjeç, me një prej politikanëve që vinte nga regjimi komunist, kishte qenë presidenti i fundit ose drejtuesi i fundit komunist i Shqipërisë, Ramiz Alisë, i thashë atij po ti sa suksese ke, 46 vjet drejtues. Tha “suksesi i njeriut varet me ditën e fundit të jetës së tij”.

Pra nëse ti në finale e ke mbyllur me sukses karrierën sepse ti mund të kesh qenë 40 vjet i suksesshëm dhe përfundon në burg në fund, pastaj gjithë ai suksesi yt është tredhur. Pra ai thoshte që finalen dhe besoj që këtu kishte të drejtë. Unë për shumë gjëra s’kam qenë dakord me të por besoj që këtu kishte të drejtë, bilanci final i jetës tënde është atë ditë që ti thua po, unë kam pasur një jetë të suksesshme edhe për vete, edhe në raport me të tjerët”,-tha në ”Tv Klan”.

SHKARKO APP