Një mësues pozitiv në Maliq, mbyllet çerdhja në Berat
Covid-19 vijon që të jetë aktiv në vendin tonë. Me nisjen e vitit të ri shkollor, edhe rastet mes nxënësve dhe mësuesve fatkeqësisht nuk kanë munguar. Karantinohen 3 mësues në shkollën “3 dëshmorët” në fshatin Vlocisht të Bashkisë së Maliqit. Pozitiv ka rezultuar mësuesi i matematikës, ndërkohë një tjetër mësuese tjetër është duke pritur përgjigjen e tamponit. Po ashtu një tjetër mësuese e ciklit të ulët është e karantinuar për shkak se bashkëshorti i saj ka rezultuar me Covid-19.
Të prekura nga koronavirusi janë konfirmuar edhe një edukatore dhe një sanitare në çerdhen e lagjes ”Donika Kastrioti” në Berat. Edukatorja dhe sanitarja që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 janë karantinuar, ndërkohë që pas dezinfektimit është mbyllur për disa ditë çerdhja e kësaj lagjeje.
Mësohet se është kryer edhe dezinfektimi i zyrave të gjendjes civile të rajonit nr.3 që ndodhen brenda ish-godinës së bashkisë Berat, të cilat janë mbyllur për disa ditë deri në zëvendësimin me punonjëse të përkohshme të kesaj zyre ku nuk duhet të mungojë shërbimi për qytetarët. Ne ketë çerdhe janë rreth 36 fëmijë.