Një mijë qytetarë vizitojnë Parlamentin
Në kuadër të kremtimeve të 100-vjetorit të parlamentarizmit, Kuvendi i Shqipërisë organizoi aktivitetin “Dita e Dyerve të Hapura”.
Rreth një mijë qytetarë vizituan ambientet e Sallës së Seancave Plenare dhe kanë pasur mundësi të njihen më nga afër jo vetëm me “shtëpinë ligjvënëse”, por dhe me historinë e parlamentarizmit shqiptar, guri i themelit të së cilit ishte Kongresi i Lushnjes.
Gjatë kësaj dite vizitorët kanë mundur të ndjekin dokumentarin “100 Vjet Parlamentarizëm Shqiptar”, të njihen me botime parlamentare dhe u janë shpërndarë çanta, bluza dhe stilolapsa me stemën e 100-vjetorit të parlamentarizmit, të prodhuar enkas për këtë veprimtari.
Numrin më të lartë të vizitorëve e kanë shënuar fëmijët, të cilët të organizuar nëpër grupe, kanë shprehur shumë interes për të parë nga afër seancën plenare dhe të të jenë deputet për një ditë.
KOHA JONË SONDAZH

