“Një ministri të Qeverisë ‘Rama’ i është grabitur kasaforta”

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se një kasaforta e një ministri është grabitur, por vjedhja nuk është denoncuar. I ftuar në emisionin  “Të Paekspozuarit” për temën “Parajsa e të pasurve”, Hoxha tha se policia e Shtetit ka hasur kundërshtimin e zyrtarëve që cilët janë grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

“Ministrit i kanë shkuar dhe e kanë grabitur. Ka marrë vesh që është grabitur shtëpia e minsitrit. Oficeri ka komunikuar me ministrin, që kemi informacion se vila juaj është grabitur. Ministri i ka thënë se jo nuk më kanë grabitur. Urojmë të marrim vesh përfundimin e hetimeve. Këto lloj grupesh kriminale, synojnë para kesh. Problemi për Policinë e Shtetit është se ka hasur në kundërshtimin e këtyre zyrtarëve. Policia ka informator. Ka rrjetin e informatorëve, që e vënë në dijeni se ka ndodhur diçka e tillë. Policia përdor burime të hapura, me pagesë, apo qytetarë. Por, i merr vesh edhe nga grupe kriminale.” është shprehur gazetari Hoxha.

SHKARKO APP