Një moment historik në foto, mitingu i 22 dhjetorit 1990, kur PD-ja ligjërohej si parti politike

Gazetari Kastriot Dervishi ka ndarë së fundmi në rrjetin social Facebook një fotografi ikonike të kapur nga Roland Tasho, që përjetëson një nga momentet më të rëndësishme të periudhës së ndryshimeve demokratike në Shqipëri. Fotoja pasqyron mitingun historik të mbajtur më 22 dhjetor 1990 në qytetin Studenti, një ditë që shënoi një hap vendimtar në drejtim të pluralizmit politik, me miratimin e Partisë Demokratike nga Ministria e Drejtësisë.

Në këtë imazh, që për shumëkënd përfaqëson një kujtesë të gjallë të lëvizjes së dhjetorit, shfaqen figura kyçe të asaj kohe janë:

Aleksandër Meksi, intelektual dhe politikan, një ndër figurat e para që u angazhua në strukturat e Partisë Demokratike.
Azem Hajdari, simbol i lëvizjes studentore dhe një nga liderët kryesorë të demokratizimit politik.
Sali Berisha, mjek dhe politikan, që më pas do të luante një rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë postkomuniste.
Eduard Selami, që shërbeu si kryetar i parë i Partisë Demokratike.
Në profil, Alfred Gemi, një tjetër zë aktiv i asaj kohe.
Preç Zogaj, poet dhe publicist, që në atë moment të fokusit të Tashos ndodhet duke folur.
Agron Çika, intelektual i angazhuar.
Dhimitër Anagnosti, kineast dhe personalitet i njohur i kulturës shqiptare.
Rexhep Aliaj, një nga të përfshirët në proceset e asaj periudhe.
Shinasi Rama, i njohur për angazhimin e tij në diasporë dhe politikë.
Sotir Qirjaqi, një tjetër pjesëmarrës i këtij momenti historik.
Fotoja nuk është thjesht një dokument i së shkuarës; ajo përfaqëson shpirtin e një epoke kur aspirata për liri dhe demokraci ishte e ndjerë dhe e fuqishme. Ky miting, i mbajtur në zemër të lëvizjes studentore, jo vetëm që përforcoi shpresat për ndryshim, por gjithashtu vulosi fillimin e një epoke të re në historinë e Shqipërisë.

Kujtime të tilla, të sjella përmes imazheve dhe rrëfimeve, janë një thesar i çmuar për ta rikujtuar të kaluarën dhe për të vlerësuar rrugëtimin drejt një shoqërie të hapur e demokratike.

Albert Vataj

SHKARKO APP