Një muaj më parë u martua, sot familja hap dyert e mortit për efektivin që e vr**ë në lule të rinisë

Nevrus Cenalia, u shua në lule të rinisë dhe një muaj pasi ishte bërë dhëndër. Efektivi i Policisë së Shtetit u vra këtë të hënë nga 23-vjeçari, Azgan Mernica dhe krimi i rëndë është regjistruar e gjitha në kamera. Dhimbja që ka shkaktuar ky krim është i madh.

Ngjarja e rëndë ndodhi në dalje të fshatit Baltëz të Fierit, fshat në të cilin jetonte viktima. Disa pista po hetohen, por paraprakisht dyshohet se autori dhe viktima mund të kenë debatuar për një konflikt të çastit, që lidhej me një rrugë të ngushtë.

Familja e 28-vjeçarit ka hapur dyert e mortit. Një muaj më parë, familja e tij gëzonte dhe priste urime për martesën e 28-vjeçarit, që sot jeta iu pre në mes.

SHKARKO APP