Një muaj pas divorcit, 52-vjeçari i merr jetën ish-gruas. E qëlloi me thikë në shkallët e pallatit
Një grua, nënë e dy fëmijëve të rritur, u vra nga ish-burri i saj në Itali.
Agjencia e lajmeve italiane “Ansa” shkruan se ngjarja ndodhi në Agnosine, Valsabbia, të Bresciano.
Sipas mediave italiane, viktima, Giuseppina Di Luca, ishte shpërngulur nga banesa ku jetonte më parë me burrin e saj Paolo Vecchia, 52 vjeç, autori i krimit.
Mësohet se çifti kishin një muaj që ishin divorcuar.
Këtë mëngjes, siç shkruan “Ansa”, 52-vjeçari shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe e goditi dhjetra herë me thikë në shkallët e pallatit.
Pas krimit, ai u vetëdorëzua në Polici dukde rrëfyer dhe vrasjen që kishte bërë.