Një muaj shi permanent nuk ka arritur të mposhtë krizën e energjisë

Situata e vështirë hidrike ka bërë që fatura e importeve të energjisë për 6 muajt e parë të vitit të arrijë shifrën e 100 milionë eurove.

Reshjet e muajit Maj kanë rritur nivelin në basenin e Fierzës duke e çuar në 290 metra, por sërish ky nivel nuk garanton furnizimin me energji për sezonin veror. OSHEE ka nisur importin e energjisë edhe për Qershorin.

“Jemi duke optimizuar prodhimin e energjisë në mënyrë që të përdorim Fierzën në momentin e muajve që kanë energjinë më të shtrenjtë. Përpara dy ditësh mbyllëm pjesën e parë të importeve për qershorin për një sasi që kapi vlerën e 3.5 milionë Eurove”, thotë Elton Sevrani, drejtor i divizionit të shitjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht hidrocentrali i Fierzës është duke punuar me kohë të kufizuar, ndërsa konsumi i energjisë po përballohet nga Hec-i i Komanit dhe blerjet e OSHEE-së nga jashtë. Niveli i ujit në Fierzë ka arritur në 290 metra, 4 metra më poshtë mesatares shumëvjeçare, ndërsa në këtë periudhë duhet të kishte pikën më të lartë të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Maji përmirësoi disi situatën, por kemi përpara sezonin veror”.

Fatura e kripur për kompaninë e shpërndarjes ka bërë që në disa raste ajo të prekë planin e investimeve.

“Në disa raste Këshilli Mbikëqyrës ka pezulluar dhe reduktuar planin e investimeve”.

Për qershorin, parashikohet që vlera e importeve të arrijë në 10 milionë Euro, ndërsa përpara disa ditësh kompania mbylli prokurimin për një sasi prej 72 mijë megavat orësh, të cilën e siguroi me një çmim mesatar prej 47.9 Euro për megavat/orë. Kriza në sektorin e energjisë ka ndikuar negativisht në prodhimin kombëtar duke ngadalësuar edhe rritjen ekonomike të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?