Një murator apo hidraulik shqiptar merr 1500 euro/muaj, një filipinas specialist kërkon 600 euro!

Mungesa e fuqisë punëtore në vend po zgjidhet nga ana e bizneseve përmes punonjësve të huaj, të cilët rezultojnë se kushtojnë edhe me lirë sesa ata vendas.

Suzana Aga, ndërmjetësuese punësimi, shprehet:

“Një punonjës mermeri, specialist, dhe paga i arrin 1500 euro totale.  Ndërkohë që një punonjës nga jashtë vjen nga Filipinet, Afrika apo India me 600 euro. Do të thoni a janë pagat kaq të larta në Shqipëri?

Po, në Shqipëri nëse dikush punon hidraulik, profesionist mermeri, mekanik, etj 1500 euro, në agjencinë time unë kam kompani që paguajnë. Dhe unë ia siguroj nga Filipinet me 600 euro. Duket në pamje sikur ka shumë kosto shtesë, por tregu ka bërë që të shkojmë në të njëjtat kosto pak shuma”.

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21,460 banorë, duke shënuar një rritje me 18.2%, dhe afro gjysma e tyre, rreth 10,700 janë për arsye punësimi.

SHKARKO APP