Një në dhjetë vdekje në botë, nga duhanpirja

Pirja e duhanit shkakton një në dhjetë vdekje në gjithë botën, ndërsa gjysma e tyre janë në vetëm katër shtete: Kinë, Indi, SHBA dhe Rusi.

Studimi i ri thotë se me gjithë politikat për kontrollin e duhanit, rritja e popullsisë ka parë edhe rritje të duhanpirësve.

Hulumtuesit thonë se vdekshmëria mund të rritet më tej, pasi kompanitë e duhanit, në mënyrë agresive, shënjestrojnë tregjet e reja, sidomos në vendet në zhvillim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti është publikuar në revistën mjekësore britanike ‘The Lancet’.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pavarësisht se prej mbi gjysmë shekulli ka prova të qarta për efektet e dëmshme të duhanit në shëndet, sot, një në katër burra në botë është duhanpirës i përditshëm”, tha autorja e studimit, dr Emmanuela Gakidou.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?