Një në dy banorë në Gjirokastër merr pension, qarku jugor më i plakuri në vend
Është e frikshme, por një në dy banorë në Gjirokastër është pensionist, duke e kthyer qarkun jugor në më të plakurin në vend. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë në shtatë bashkitë e zonës jetojnë 53 mijë e 314 vetë, ndër të cilët 23 mijë e 552 janë të moshuar.
Në rang vendi është Tirana me numrin më të lartë të pensionistëve, me 142 mijë e 448 të tillë. Për shkak të numrit të lartë të banorëve, pesha e të moshuarve në raport me totalin përllogaritet në rreth 12 për qind.
Lista pasohet nga Fieri, Vlora, Korça, Durrësi, Elbasani dhe Berati. Qarqet me numrin më të ulët të të moshuarve në vend janë Lezha, Dibra dhe Kukësi.
E përkthyer në ekonomi , emigracioni që po prodhon më shumë pensionistë do të thotë më pak krahë pune, rrudhje e të ardhurave e më shumë pagesa nga buxheti i shtetit.