Një në tre shqiptarë, punojnë në të zezë

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, tregon se nga pak më shumë se 1.7 trilionë lekë që ekonomia prodhoi në total gjatë vitit 2020, rreth 329 miliardë apo 20 për qind e totalit ishin nga burime të kriminale. Gjatë vitit 2022 rreth 445 miliardë lekë u prodhuan nga burime pa panjohura.

Ekonomia e errët në Shqipëri është e madhe dhe aktiviteti ekonomik informal llogaritet të përbëjë rreth 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto me një të tretën e punonjësve që punojnë “në të zezë”. Në përgjithësi, merr jetë nga një mjedis institucional dhe rregullator i dobët. Informaliteti i përhapur dëmton konkurrencën, pengon alokimin efikas të burimeve shtetërore dhe private, dhe redukton të ardhurat tatimore dhe financimin mbrojtjes sociale”, raporti i UNDP.

Në raportin e titulluar “Vlerësimi i Financës së Zhvillimit në Shqipëri”, UNDP tregon edhe mbi ato që Shqipëria humbet nga flukset e parave të paligjshme apo informale.

“Flukset e paligjshme financiare përbëjnë një sfidë të rëndësishme për Shqipërinë, veçanërisht në termat e efektit gërryes në burimet financiare private, integrimin e tyre në sistemin financiar, lidhjen me ekonominë e madhe informale dhe minimin e shtetit, demokracisë dhe institucioneve publike.”, raporti i UNDP.

SHKARKO APP