Një nga kamikazët kishte blerë biletë për t’u futur në stadium, e pengoi roja
Një nga kamikazët u kthye mbrapsht nga roja e sigurisë, teksa u përpoq të hynte në stadiumin Stade de France përpara se të shpërthente pranë njërës prej portave hyrëse të staidumit.
Terroristi ishte një nga tre sulmet me bombë që ndodhën mbrëmjen e djeshme në Paris ku mbetën të vrarë 129 veta.
Roja e sigurisë në detyrë për të mbrojtur stadiumin 80 mijë vendësh largoi terroristin i cili u përpoq të hynte në stadium me një biletë 15 minuta pasi kishte filluar ndeshja mes Francës e Gjermanisë.
Pak momente pasi u largua nga roja e sigurisë, kamikazi shpërtheu veten.Hetuesit thonë se të gjithë terroristët kishin të njëjtin brez eksplozivi.Në stadium ishte prezent edhe presidenti i Francës, Francois Hollande.
KOHA JONË SONDAZH

