Një nga palestinezët flet për median shqiptare: Feja nuk na e lejon të jetojmë si skllevër

“Ose do të jesh skllav, ose do të mbijetosh. Ne nuk mund të jemi skllevër, sepse feja nuk na e lejon të jemi skllevër”,-tha për mikrofonin e A2 CNN një besimtar palestinez në Jerusalemin lindor, duke komentuar zhvillimet më të fundit nga fronit i luftës.

“Askush nuk e pëlqen luftën, por kur i lëndon njerëzit në atë lloj mënyre, ata nuk e pranojnë. Ata do përpiqen të jenë, kjo është ndjenjë njerëzore, ndaj ka luftë. Askush nuk e pëlqen luftën, por duhet të mendosh edhe sesi jetojnë njerëzit. Fillimisht, në Izrael kanë një jetë të mirë të qetë, gjithçka në dispozicion. Shikoni anën tjetër nuk kanë asgjë. Kur njerëzve u merr gjithçka, çfarë do bësh? Ose do të jesh skllav, ose do të mbijetosh. Ne nuk mund të jemi skllevër, sepse feja nuk na e lejon të jemi skllevër, sepse ne besojmë kur të vijë koha për të vdekur le të vijë ose duke më përplasur një makinë, ose duke ecur, po jo si skllav, kur nuk e ke kohën për të vdekur dhe të godasin me bombë do të shpëtosh. Nuk është koha jote”.

Në ditën e lutjes në xhaminë e Alaksës në Jerusalemin lindor, palestinezët u përballën me ushtrinë izraelite. “Rezistenca palestineze tha se nuk do ketë lëvizje të palestinezëve në Rripin e Gazës. Në Jerusalemin Lindor kur po shkonin në xhami u përballën me ushtrinë izraelite, u kërkonin mjete identifikimi dhe rrugën nga do të shkonin. Sipas tyre, ishte e paprecedentë”, tha gazetari Julian Kasapi. Ai tha se një palestinez i ka dhënë çelësat e një shkolle ekipit të A2 CNN për të përcjellë pamje nga xhamia e Aksas, pamje që këto ditë nuk lejohen të merren, pasi ushtria izraelite ka bllokuar çdo hyrje.

SHKARKO APP