NJË OAZ I RI MUNDËSISH PËR SIPËRMARRJET NË TIRANË

 

Sot në çeljen e “Tirana Bussines Park”, pranë Aeroportit “Nënë Tereza”, një investim gjerman prej 100 milionë eurosh në një hapësirë prej 22 hektarësh në shërbim të aktivitetit të bizneseve, me 800 të punësuar dhe ku shifra e pritshme e punësimit është edhe 10 mijë të punësuar të tjerë. Një histori suksesi që përbën, jo vetëm një prurje të re në botën e sipërmarrjes shqiptare dhe një burim të ri të ardhurash për shtetin shqiptar, por edhe një shembull për shumë të tjerë që duan të investojnë në Shqipëri. Potenciali i këtij oazi është që me pozicionin strategjik të zgjedhur nga investitorët, të kthehet në një nyje nevralgjike për ekonominë shqiptare, por edhe për ekonominë gjithmonë e më të ndërlidhur rajonale. Ky park biznesi do të shërbejë njëkohësisht edhe si qendër e dijes; e dijes për të bërë biznes, e dijes për të zgjeruar hapësirat e mundësive në fushën e sipërmarrjes; e dijes që duhet t’u transferojmë më të rinjve dhe të gjithë atyre që duan të jetojnë me punë të ndershme.

SHKARKO APP