Një opozitë e re po lind nga shoqëria civile

Nga Lindita Kokoli

PD dhe LSI po e humbin nga pak e për ditë rolin e tyre të fuqishëm opozitar. PD ndodhet në rrëmujë totale dhe e përçarë si kurrë më parë.
Basha ka vulën, ndërsa Saliu po turret nëpër fshatra të mbledhë vota. Njëri gozhdës e tjetri patkoit! Me sa duket PD kaq e kishte detyrën e saj. Lindi për të rrëzuar komunizmin. Ishte Lëvizje e jo parti, pasi nga gjiri i saj kanë dalë një mori partish në këto 30 vite. Tani se fundmi, ajo u nda krejt dhe turravrapin e ka për në greminë, vetëm ndodhtë ndonjë mrekulli. Por mrekullitë janë rrallë e mot.
Ndërsa LSI ka mbetur vetëm me një zë opozitar, Petrit Vasilin. Ndaj edhe këtu duket se nuk ndonjë shpresë të madhe në rimëkembje, pas kolapsit që sollën zgjedhjet e 25 prillit.
E aq më tepër PD dhe LSI janë në luftë mes tyre. Pra “luftojnë” kryeministrin Rama dhe hanë njëri-tjetrin!

Kjo është Opozitë!
Ndërkohë një vend pa opozitë vdes nga pak e për ditë. Opozita është shpresa e një pjese të madhe të popullsisë. Opozita përherë mbetet si kandidate për të marrë pushtetin.
Ndaj kur Opozita tradicionale vdes ose blihet, atëherë populli nxjerr nga gjiri i tij opozitën e vet.
Është lindje e vështirë për një parti të re, por ama lind.
Dhe kështu duket se edhe në Tiranë po fillon të lindë një reagim popullor; ashtu nga pak e përditë. Filloi dje me rrjete sociale dhe u mblodhën kaq shumë sa nuk mbledhin tani Basha dhe Kryemadhi. Në krye të opozitës së re janë brez tjetër, pa lidhje me politikën 30 vjeçare.
Të henën do mblidhen prapë në orën 17:00 para kryeministrisë në një një reagim popullor.
Është reagim popullor që nuk beson më te PD dhe LSI.
Mund të fillojë kështu një parti e re opozitare që të rrëzojë pushtetin por edhe partitë e vjetra të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?