Një ose dy efektivë do t’i trokasin çdo ditë në derë. Si do të veprojë Policia për mbikëqyrjen e Berishës

Masa e sigurimit “Arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, do të mbikëqyret nga SPAK dhe shërbimet e policisë gjyqësore nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

SPAK për mbikëqyrjen e zbatimit të masës u lë detyrë policisë, e cila cakton një polic apo dy, të cilët do të shkojnë çdo ditë dhe do të trokasin derën e banesës së Berishës në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti“, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë dhe do të verifikojnë nëse Berisha është në banesë. Pasi bën verifikimin punonjësi i policisë shënon që Berisha është në banesë ose jo dhe më pas largohet pasi bën kontrollin.

Vendoset një orar i caktuar të cilin e vendosin vetë ata për të bërë kontrollin e zbatimit të masës çdo ditë. Nuk do të qëndrojë polici te dera 24 orë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?