Një parrullë e gabuar e tifozëve të Partizanit
Sot në Tiranë, në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ në Tiranë, ku u luajt ndeshja midis Partizanit dhe Skënderbeut është shpalosur një parullë kundër grekëve.
Parrulla i referohet vrasjes së ekstremistit grek në Bularat, Konstantinos Kacifa. Tifozët e Partizanit kanë shkruajtur në një banderolë “1 grek i vdekur, 1 bastard më pak”.
Parrulla të tilla përveçse të panevojshme në ndeshje futbolli, shprehin dhe racizëm që nuk ka qenë asnjë herë fenomen i shqiptarëve. Teksa kritikojmë Greqinë dhe Serbinë për shprehjet anti-shqiptare është koha t’u kujtojmë tifozëve se të sjellurit në të njëjtin mënyrë nuk na bën nder, përkundrazi.
KOHA JONË SONDAZH

