Një pasdite me aktorët ikonë të Kombit tonë!
Nga Pëllumb Pipero
Shume vite me pare, ne Qershorin e larget te vitit 1977, student ne F Mjekesise dhe aksionist ne Pojske, fundjavave shetisnim buze gjolit ne Pogradec dhe atje jemi kembyer edhe me Lasgushin e madh, por ne ate kohe i menjanuar e harruar, dhe une e shume nga ne humbem shansin per te shkembyer nje fjale a pasur nje kujtim me te madhin Lasgush.
Dite me pare, si bashkekohes i shume aktoreve te medhenj, bashke me kolegun tim Prof Harxhin, menduam te mos humbasim nje shans te dyte qe koha dhe historia na ka dhene, te ecim krah tyre, shpesh te ndajme te njejten kohe pse jo dhe brenga, dhe te mos i japim mundesine vetes te ulemi ne krah te tyre dhe mes tyre e te shkembejme ca fjale, te ndajme ca ndodhi e histori e te shkrepim dhe te ruajme edhe ca fotografi me disa nga te medhenjte aktore te kombit tone qe fatmiresisht i kemi ende midis nesh.
Ne mjeket dhe ata aktoret na kryqezohen rruget e profesionit dhe jetes te “plaget”, ne mjekojme plaget e trupit dhe ata, aktoret, mjekojne plaget e shpirtit. Ata ndryshe nga ne, i kane dhene shpirt, goje e fjale edhe historise se vendit tone, duke sjelle midis nesh te gjalle dhe madheshtorë heronjte e Kombit tone.
Permes mikut tone Ilir Harxhi, regjisor i njohur, i ftuam dhe ata me shume dashamiresi na u pergjigjen dhe pranuan ftesen tone.
Duke dashur qe kjo dite te ishte jo e zakonshme, jo e njejte, te ngelej thelle ne memorjen e kujtesen tone, por dhe te femijeve tane, menduam se vetem te “Fundjava Ndryshe” ajo do ishte vertet NDRYSHE.
Dhe keshtu ndodhi, fale miresise dhe dashurise se pa fund te Arberit tone per ne mjeket dhe aktoret, NE kaluam nje dite ndryshe, qe do te mbetet e pa harruar edhe pse ishte e para por natyrisht jo e fundit.
Dua ti falenderoj nga zemra dhe t’ju uroj jete te gjate e shendet te plote aktoreve ikona te kombit tone prezent, por dhe atyre qe per shkak te viteve qe mbajne mbi supe, pavaresisht deshires, nuk munden te ishim bashke.
Mirenjohje pa fund per Ju dhe kontributin tuaj te pa çmuar ne nder te Kombit tone.
Falemnderit