“Një përpjekje për të kuptuar maninë për të prishur”, Adi Krasta refleksion në Teatrin Kombëtar

“Ka qenë një dëshirë djegëse sekrete për të hipur një herë në skenën e Teatrit Popullor”.

Kështu e nisi monologun gazetari i njohur Adi Krasta në skenë e Teatrit Kombëtar, një reklesion për të kuptuar përpjekjen dhe maninë për të prishur.

Adi Krasta: Nuk është një shfaqje është një prani e folur për të nderuar mendimin. Por në katër momente do të kem nevojë për katër duartrokitje. Gjatë gjithë pjesës tjetër mendoj në përgjithësi mirë do të ishte të dëgjonim e të mendonim, dhe të reflektonim natyrisht. Kur punonim në Radio Tirana në studio emra të mëdhenj të Tetarit që regjistronin me Ëngjëll Nazarin dhe Xhelil Aliun Teatrin me mikrofonin. Ne si djem të rinj të vegjël ndjenim aurolën e tyre të prekshme, të dallueshme. Fat i madh për ta në atë kohë, ikona të gjalla, që nuk e kanë fatin shumë të tjerë, nuk e kemi ne fatin sot. Ndërkohë që kalonim atje, ndërkohë që kalonim nga shkallët mu kujtua që kam qenë njëherë në një teatër të Londrës, shkallët kërr-kërr-kërr, mistike, nuk ka të çmendur që duan ti prishin. E vetmja ngjarje që ndryshon. Në një nga teatrot ra tavani, u vranë 9 ose 11 vetë. E morën  dhe e ndërtuan me një dashuri e seriozitet të jashtëzakonshëm duke respektuar çdo centimetër katrorë sepse ata thanë kjo nuk është tullë, kjo është shpirt. Sot nderi është i imi, jo i Teatrit. Kam ardhur t’u tregoj se kam një beneracion për atë që po ndodh. Po është e vërtetë, ndjehet një shpirt magjik aty brenda. Ju e ndjeni, por edhe ata që nuk janë. Aty brenda ndjehet sikur të prek Sandër Prosi, Kadri Roshi, Naim Frashëri, Violeta Manushi,por edhe Roza Anagnosti, Tinka Kurti, Margarita Xhepa. Ndërkohë që sot mundohesha të kuptoja çfarë ndodh në këtë skenë, çfarë është kjo skenë, çfarë ndjejnë këta njerëz. Kjo është thjesht e jashtëzakonshme për t’u treguar. Vimë natyrshëm në ndarjen e parë që dua të bëj me ju, që është emocioni i njerëzve. Për këtë dua t’u tregoj një ngjarje dhe meqë bëj 55 në prill them të ulem.

"Sot teatri është Atdheu", Adi Krasta në skenën e Teatrit kombetar - Monologu i paperseritshem

SHKARKO APP